Hero Background Image

Informacione për prindërit

AUBG është zgjedhja juaj më e mirë për fëmijën tuaj, duke ofruar programe akademike të nivelit më të lartë, ambiente bashkëkohore, dhe një atmosferë gjallëruese në kampus.

Kontakto Zyrën e Pranimeve

US+EU

diplomë

93%

e studentëve marrin mbështetje financiare

40+

kombësi studentësh

#1

në sukses karriere

Mirësevini, Prindër

Në AUBG, ne e kuptojmë se zgjedhja e universitetit është një hap i rëndësishëm jo vetëm për studentët, por edhe për familjet e tyre. Ne jemi të gatshëm t’ju ofrojmë juve informacionin dhe mbështetjen që ju duhet për të ndihmuar fëmijën tuaj të bëjë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e tyre.

Pse AUBG

AUBG ofron edukim Amerikan të tipit “liberal arts”, i cili është i akredituar në Sh.B.A dhe BE, ku dhe pajis studentët me mendim kritik, aftësi përshtatëse dhe perspektivë globale. Ish-studentët tanë punojnë në kompani prestigjoze, fillojnë bizneset e tyre, ose vazhdojnë studimet e tyre në universitete si Harvard, Oxford dhe Stanford.

Ekselenca Akademike

AUBG ofron një edukim “liberal arts” rigoroz me diplomë të akredituar në Sh.B.A dhe BE, duke përgatitur studentët për karriera globale dhe programe të mëtejshme studimesh.

  • AUBG mban një pozicion unik si një nga universitetet e pakta të akredituara si në Sh.B.A ashtu dhe në Europë. Ne jemi të akredituar nga Komisioni i Edukimit të Lartë i Neë England – organizata e njëjtë që akrediton institucione të tjera prestigjoze si Harvard, MIT dhe Yale- si dhe të akredituar nga Agjensia Kombëtare për Akreditim Bullgari.

  • Studentët kanë fleksibilitetin për të zgjedhur deri në dy degë kryesore dhe dy nën-degë pa kosto ekstra, duke i dhënë mundësinë për të thurur edukimin e tyre në bazë të synimeve dhe pasioneve që kanë. Kjo mundësi unike siguron që të diplomohen me një set aftësish të shumëllojshme, duke i bërë të kërkuar në tregun e punës.

  • Modeli i “Liberal Arts” është një qasje ndërdisiplinore e edukimit që thekson mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve, dhe përshtatjen në shumë fusha studimi. Në vend të fokusimit në një lëndë studimi, studentët eksplorojnë një gamë të gjërë disiplinash, ku përfshihen shkenca humane, shkenca sociale dhe shkenca formale, gjithashtu duke u specializuar në degën e tyre të zgjedhur. Ky model nxit kuriozitetin intelektual, kreativitetin dhe aftësi të forta të komunikimit, duke i përgatitur studentët që të shkëlqejnë në karriera të ndryshme dhe të përshtaten në një botë që ndryshon vazhdimisht. Me mundësinë për të kombinuar deri në dy degë kryesore dhe dy nën-degë pa kosto shtesë, studentët e AUBG-së diplomohen me një set të gjerë aftësish, me aftësi të forta udhëheqëse dhe me vetëbesimin për të shkëlqyer në kompani të njohura, për të nisur sipërmarrjet e tyre ose për të ndjekur studime të mëtejshme në universitete prestiigjoze në mbarë botën.

Student Image

Jeta në Kampus dhe Mbështetja Studentore

Në AUBG, ne besojmë se një eksperiencë e gjallë dhe mbërshtetëse në kampus është po aq e rëndësishme sa edhe ekselenca akademike. Studentët tanë gzojnë një mjedis të sigurtë, energjik dhe gjithpërfshirës, që nxit rritjen personale, udhëheqjen dhe miqësitë që zgjasin gjatë jetës.
Nga rezidencat moderne deri te jeta studentore dinamike, AUBG ofron gjithçka që fëmijë juaj ka nevojë për të ndiheë si në shtëpi dhe për t’u përgatitur për një të ardhme të suksesshme.

  • Me mbi 30 klube studentore, AUBG ofron mundësi të pafundme që studentët të eksplorojnë pasionet e tyre, të zhvillojnë aftësi udhëheqëse dhe të lidhen me bashkëmoshatarë me interesa të ngjashme.
    Qoftë të interesuar në sport, art, biznes, media, aktivizëm shoqëror apo teknologji, studentët mund të marrin pjesë në klube që i ndihmojnë të zhvillojnë aftësi praktike dhe të zgjerojnë rrjetin e tyre. Organizimet vjetore, garat dhe festimet kulturore e bën jetën në kampus dinamike dhe angazhuese.

  • AUBG ofron këshillim akademik të personalizuar për të ndihmuar studentët të orientohen në studimet e tyre dhe të shfrytëzojnë maksimalisht arsimimin e tyre. Këshilltarët akademikë udhëzojnë studentët në zgjedhjen e degëve kryesore, degëve të dytë dhe kurseve që përputhen me objektivat e tyre akademikë. Studentët gjithashtu kanë akses në mbështetje mësimore, programe mentorimi dhe burime të ndryshme mësimi për të siguruar suksesin e tyre akademik.

  • AUBG është e përkushtuar për të ndihmuar studentët të kalojnë nga universiteti në botën profesionale. Qendra jonë e Karrierës lidh studentët me mundësi praktike, pozicione pune dhe mundësi lidhjeje me punëdhënës dhe ish-studentë në mbarë botën. Këshillimi për karrierën, organizimet për përgatitjen e CV-ve dhe sesionet e përgatitjes për intervista i pajisin studentët me aftësitë e nevojshme për të dalë në pah në tregun e punës.

  • Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies ofron shërbime mjekësore, këshillim për shëndetin mendor dhe programe mirëqenieje, duke siguruar që studentët të kenë qasje në mbështetjen që u nevojitet. AUBG jep përparësi mirëqenies së studentëve të saj, duke ofruar një mjedis të kujdesshëm dhe konfidencial për t’i ndihmuar ata të mbeten të shëndetshëm dhe të fokusuar.

Akomodimi dhe Jeta Rezidenciale

Qendrat e banimit të AUBG, Skaptopara, ofrojnë një shtëpi të sigurt dhe komode për studentët, duke nxitur një ndjenjë të fortë të komunitetit. Me siguri 24/7, zona studimi, sallone sociale dhe hapësira për aktivitet fizik, studentët jetojnë në një ambient që mbështet zhvillimin akademik dhe personal. Dhomat e banimit janë të dizajnuara për të promovuar ndërveprimet, shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin, duke e bërë jetën në kampus një pjesë të paharrueshme të eksperiencës AUBG.

Dhomat e Banimit
Dhomat e Banimit Image

Dhomat e Banimit

Zbulo Dhomat e Banimit
Ushqimi
Ushqimi Image

Ushqimi

Opsionet e Ngrënies në Kampus
Sporte
Sporte Image

Sporte

Sporte

Application Deadlines

15 Janar

Pranimi me prioritet

15 Mars

Pranimi i hershëm

15 Maj

Pranimi normal

Pranimet

Ne e kuptojmë se procesi i pranimit mund të duket lodhës—aplikimi për universitet është një hap i rëndësishëm në udhëtimin e çdo maturanti. Kjo është arsyeja pse këshilluesit tanë të përkushtuar janë këtu për t'ju udhëzuar dhe mbështetur në çdo hap, duke u përgjigjur pyetjeve dhe duke ofruar ndihmë të personalizuar gjatë gjithë procesit.

Pranimet

Kostot dhe Mbështetja Financiare

Në AUBG, ne besojmë se arsimi është një nga investimet më të vlefshme që një familje mund të bëjë për të ardhmen e fëmijës. Jemi të përkushtuar ta bëjmë këtë investim sa më të arritshëm duke ofruar opsione të ndryshme si mbështetjeje financiare, duke përfshirë bursa, ndihma, hua studentore dhe mundësi pune në zyrat tona. Qëllimi ynë është të sigurojmë që tarifa e shkollimit të mos jetë kurrë pengesë për një arsim të klasit botëror, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar familjen tuaj në çdo hap të rrugës.

Tarifat, Pagesat dhe Mbështetja

Kosto për Semestër

Kosto për Semestër

  • Tarifa e shkollimit para çdo mbështetje financiare    €6,700
  • Tarifa për aktivitetet studentore    €320
  • Depozita për planin e ushqimit    €150

Konvikti

  • Konvikti    €900 - €1,500
  • Skaptopara I&II dhoma dyshe    €900
  • Skaptopara II dhomë dyshe    €1000
  • Skaptopara I&II dhoma teke    €1500
  • Skaptopara III dhomë dyshe    €1,050

Të Tjera

  • Sigurime shëndetësore për student internacional    €80
  • Libra*    €50

Tarifa e shkollimit e listuar është për vitin akademik 2025/2026. Çmimi për çdo vit akademik vendoset në Janar, dhe studentët mund të presin një rritje të vogël gjatë tetë semestrave të studimit. Për studentët që marrin ndihmë financiare, AUBG zakonisht rregullon shumat e bursave në përpjesëtim me rritjen e tarifës.

*Kostot për libra shkollorë dhe ushqim (përtej planit të detyrueshëm të ushqimit) janë vlerësime dhe mund të ndryshojnë për secilin student.

Krahasoni koston e studimeve në AUBG me universitete në Holandë, MB dhe SHBA. Shihni më shumë këtu.

Bursat

AUBG ofron me krenari një gamë të gjerë bursash të përshtatura për të njohur si ekselencën akademike ashtu edhe nevojat financiare. Bursat tona bazuar në meritë shpërblejnë studentët me arritje të shquara akademike, talente ose potencial lidershipi, ndërsa ndihmat bazuar në nevojë sigurojnë që studentë të aftë dhe të motivuar të mund të përfitojnë nga një arsim AUBG, pavarësisht nga mundësitë financiare të tyre.

Eksploroni mundësitë e bursave

Huat

Për të ndihmuar familjet të menaxhojnë koston e arsimit në mënyrë fleksibile dhe të arritshme, AUBG ofron mundësi për hua studentore përmes partnerëve financiarë të besuar. Këto hua janë krijuar me kushte të përshtatshme për studentët, duke përfshirë norma të ulëta interesi dhe opsione pagese të shtyra deri pas diplomimit. Ekipi ynë i ndihmës financiare punon nga afër me çdo familje për t’i udhëzuar në proces dhe për t’u siguruar që të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme për të mbështetur arsimin e fëmijës tyre pa stres shtesë financiar.

Virtual tour Image

Virtual tour

Ju mund të eksploroni më tej kampusin AUBG dhe objektet e saj të fundit duke marrë një turne virtual, duke ofruar një shëtitje të zhytur nëpër jetën studentore nga komoditeti i shtëpisë tuaj.