Why AUBG? AL

 Universiteti Amerikan në Bullgari: Vetëm Imagjinoni

Imagjinoni: [Ju në Qendër]

Sistemi unik arsimor i arteve liberale në AUBG ju vë në qendër dhe ju jep mundësi të panumërta për rritje dhe sukses. Me profesorët më të mirë që vijnë nga pesë kontinente, përmasa të klasave të vogla, kurrikulë të orientuar drejt praktikës dhe një larmi degësh dhe specializimesh, ju krijoni programin tuaj mësimor dhe përqendroheni në gjërat për të cilat jeni më të apasionuar. Pas diplomimit, ju merrni një diplomë ndërkombëtare të akredituar si në SH.B.A. dhe BE.

Imagjinoni: [Një Komunitet i Gjallë]

Jeta nuk është asnjëhere e mërzitshme në AUBG. Ju mund të
zgjidhni nga mbi 30 klube studentore dhe të merrni pjesë në një mori eventesh dhe konferencash me folës ndërkombëtarë në kampus. Në AUBG, ju jetoni dhe studioni në mjediset më moderne, duke përfshirë një nga bibliotekat më të mëdha në gjuhën angleze në Evropën Jug-Lindore, palestër, pistë vrapimi, laborator me kompjuter MAC dhe një studio gazetarie. Ju mund të krijoni miq dhe të ndani përvoja me disa nga studentët më të ndritshëm që vijnë nga mbi 40 vende nga afër dhe larg.

Dhe kur dëshironi të eksploroni mjedisin tuaj, Blagoevgrad ofron një numër kafenesh dhe restorantesh, rrugë për marshim dhe një rreth historik, ndërsa Sofja është një orë me makinë larg. Greqia, Maqedonia dhe Serbia janë mjaft afër dhe shumica e kryeqyteteve evropiane janë në një distancë e shkurtër fluturimi.

Imagjinoni: [Nesër]

Pas diplomimit, ju bëheni pjesë te rrjetit ndërkombëtar të alumni (studentëve të diplomuar nga AUBG) që arrijnë të bëjnë një ndryshim në rajon dhe në botë. Të diplomuarit tanë vazhdojnë të studiojnë në disa nga universitetet më të mira në botë si Harvard, MIT dhe London School of Economics, punojnë për kompani si Google, BBC dhe Unicef, ose krijojnë bizneset e tyre të suksesshme.

We are Social