Jetës në Kampus

Të gjithë të nxënësit e kanë të detyruar të jetojnë në kampus si pjesë e misionit të Universitetit.

Duke qënë se studentët tanë vijnë nga më shumë se 40 vende, jetesa gjithmonë ka qënë gjithmonë si një hartë në miniaturë e botës! Në ambjent të sigurt, të qetë, shoqëritë afatgjata lindin dhe mëndjet hapen ndaj diversitetit dhe rrespektit reciprok.

Ndërtesat e banimit janë zona ku nuk lejohet duhani dhe kanë ambjente të aksesueshme për njerëzit me aftësi të kufizuara. Ambjentet për aktivitet përfshijnë dhomë aerobie, dhoma për praktikë muzike, dhoma multifunksionale, bilardo dhe ping pong, televizorë të shumtë me kolltuqe, ballkone të jashtme, kuzhina dhe kafeteri. Të gjitha godinat tona të banimit kanë vëzhgim 24 orë nga roje private. Kemi ambjente të përbashkëta gjithashtu ku mund të studioni ose pushoni me miqtë tuaj. Nëse ju duhet ndonjë gjë mund të shkoni në recepsion dhe të pyesni një Asistent Godine për ndihmë.

Asistentët e Godinës janë student që ndihmojnë shokë të tjerë student për të jetuar në godina. Ata janë tejet të motivuar, tejet të trajnuar dhe student që do ndihmojnë këdo që të ndihet sin ë shtëpi në kampusin tonë. Ata punojnë njëkohësisht me këshilltarë të trajnuar në Zyrën e jetës në Kampus për të siguruar që koha juaj në kampus të jetë sa më e kënaqshme, pasuruese nga ana akademike dhe … qejf!

We are Social