Prindërit

Të dashur prindër,
E kuptojmë që zgjedhja për edukimin e fëmijës suaj  është një nga vendimet më të rëndësishme  në jetë. Ju premtojmë se vajza apo djali juaj do të gjejë në AUBG, gjithҫka i nevojitet që të zhvillohet në një profesionist të shkëlqyer, ashtu si dhe në një individ të përgjegjshëm dhe të pjekur, i gatshëm për të ndjekur gjithë sukseset që i ofrohen në jetë.

Jaҫfarë i ofron AUBG-ja fëmijës suaj:

Lokacioni/Vendodhja

AUBG gjendet në Blagoevgrad, një qytet studentor në pjesën piktoreske jugperëndimore të Bullgarisë. Ky rajon ofron bukuri natyrore dhe vende turistike siҫ janë Manastiri i Rilës, resorti skijor i Banksos, qyteti i pasur me banjo minerale i Sandanskit dhe Shtatë Liqenet në malin e Rilës. Qyteti është i njohur për arkitekturën e shekullit të 19, bulevardin-shëtitore me kafene dhe lokale në qendër të qytetit dhe me një atmosferë mikpritëse. Duke qënë se më tepër se 20% e popullsisë përbëhet nga studentë universiteti, mund të thuhet se Blagoevgradi është më të vërtetë një qytet- univeristet, ku mbizotëron rinija dhe hareja. Sofia,gjendet vetëm dy orë rrugë larg me automjet nga Blagoevgradi. Greqia është vetëm një orë larg, ndërsa Stambolli në Turqi, mund të arrihet vetëm për pesë orë udhëtim me automjet.

Cilësi dhe Akreditim

 AUBG-ja është e akredituarnë Amerikë dhe në Bullgari. Të diplomuarit pajisen me diplomë amerikane, me diplomën kombëtare  bullgare, si dhe me suplementin  Europian pas përfundimit me sukses të provimeve të shtetit.

AUBG-ja është i njohur si një ndër universitetet më të mira në Europën Lindore, dhe universiteti ka dhe synon të ketë studentët me të mirë nga më shumë se 35 vende në gjithë botën.

Degët e studimit dhe profesorët

AUBG-ja ofron një sistem edukimi - Liberal Arts, sipas të cilit, ofrohet  një bazë e përgjithshme edukimi që është e detyrueshme, me specializime  më vonë në një degë të zgjedhur nga studenti. Studenti ka mundësi të zgjedhë, një degë vetëm, dy degë –një me orar të plotë dhe një part-time apo dy degë me orar të plotë sipas dëshirës. Diplomimi me dy degë me orar të plotë është një ndër sfidat, që shumica e studentëve pranojnë të ndërmarrin. Programi është i gjithi në anglisht.

Degët e ofruara janë: Studime Amerikane, Administrim Biznesi, Shkenca Kompjuterike, Ekonomiks,  Politikë Europiane, Histori dhe Civilizim, Gazetari, Matematikë, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Mësimdhënia bëhët nga staf i kualifikuar ndërkombëtar, me profesorë nga Amerika, Bullgaria dhe vende të tjera, të cilët kanë eksperiencë mësimdhënie në mjedis shumëkombëtarë ku sistemi i të mësuarit bazohet në aftësitë dhe cilësitë individuale të secilit student.

Konvikt i sigurt dhe modern

AUBG-ja ofron akomodim në Rezidencën e  Banimit Skaptopara I, II, and III që ndodhet në një zonë  me park të gjelbëruar, vetëm dhjetë minuta larg me ecje nga ndërtesa kryesore e AUBG-së. Rezidencat janë të pajisura me zona studimi, zona pushimi me televizor, dhe palestër. Biblioteka Panitza ka koleksionin më të madh të librave në anglisht në Europën Juglindore, me më shumë se 100,000 volume, të indeksuar në një katalog elektronik. Ndërtesa e bibliotekës së AUBG-së prej 2000 metra katrorë, ndodhet po ashtu në kampusin e banimit Skaptopara, ngjitur me Rezidencat e Banimit, duke siguruar kështu një ambjent të rahtshëm dhe mikpritës për studim, hulumtim apo projekte në grup.Në Rezidencën e Banimit Skaptopara 1 dhe në ndërtesën kryesore të AUBG-së gjenden gjithashtu mensa dhe dyqane, të cilat ofrojnë varietet produktesh ushqimore dhe vaktesh të ndryshme. Gjithashtu në  kampusin e banimit gjendet edhe Qendra Studentore “Amerika për Bullgarinë”, me nje mensë moderne duke përfshirë dhe një lokal-kafe në katin e tretë, me tarracë dhe me pamje nga kampusi. Kjo qendër gjithashtu ofron, një ambjent sportiv të mbyllur për sporte të ndryshme, me ulëse te manovrueshme, një pistë vrapi dhe një qendër fitnesi moderne të pajisur me dhoma ndërrimi. Për më tepër, kjo qendër ofron edhe një teatër me 340 vende për shaqje arti apo mësimdhënie, me teknologji moderne skenike. Libraria gjëndet po në këtë qendër dhe u ofron studentëve mundësinë për blerjen e librave të shkollës, pajisje për studim dhe disa veshje me logon e AUBG-së. Të gjithë studentët kanë qasje në përdorim të internetit nëpërmjet më shumë se rreth 10 laboratorëve kompjuterikë në Rezidencat e Banimit dhe gjithashtu internet wireless përgjatë gjithë kampusit.

Shërbimet Studentore

Qendra e Këshillimit ofron
një sërë shërbimesh të dizenjuara në mënyrë të tillë që të ofrojnë mbështetje për nevojat e studentëve, duke përfshirë nevojat nga konsulenca personale deri te ndihma për zgjedhjen e klasave. AUBG-ja ofron një serë mundësish  për tu marrë me aktivitete sportive dukë përfshirë, bejzbollin, tenisin, boksin, shahun, fitnesin, kërcimin, futbollin, futbollin amerikan dhe aerobinë. Qendra e Karrierës së AUBG-së asiston studentët në planifikimin e së ardhmes pas AUBG-së; duke organizuar  ҫdo vit panairin e punës  dhe panairin e universiteteve për vazhdmin e studimeve  pasuniversitare për Master apo për Doktoraturë.  Këto evenimente ju japin mundësinë studentëve  tanë të krijojnë njohje me përfaqësues të kompanive më të njohura ndërkombëtare, të cilat janë të interesuara për të punësuar studentë të sapodiplomuar të AUBG-së dhe gjithashtu universitete europiane të interesuara në rekrutimin e studentëve të sapodiplomuar.

Qendra Shëndetësore ofron shërbime shëndetësore dhe siguron konsulencë, vlerësim dhe mjekim të problemeve mjekësore në përputhje me rregullat dhe ligjet e legjislacionit bullgar dhe standartet e Shoqatës Shëndetësore të Universiteteve Amerikane.

Sukseset e të diplomuarve

Pjesa më e madhe e të diplomuarve  fillojnë karrierën e tyre, pothuajse menjëherë pas diplomimit,  duke gjetur mundësi premtuese  në vendin e tyre apo në vende të huaja. Të diplomuarit  gjejnë mundësi punësimi në fusha të ndryshme  ekonomike, sociale dhe politike duke përfshirë, në fushën e medias, në banka, në fushën e kompjuterave, telekomunikimit, burimeve njerëzore, kontabilitetit, marketingut, hulumtimet e tregut apo duke vazhduar edukimin pasuniversitar për studime Masteri apo Doktorature. Punëdhënësit na tregojnë se të diplomuarit e AUBG-së janë gjithmonë e më tepër në kërkesë, për arsye se ata dallojnë për disiplinën, profesionalizmin dhe ekspertizën profesionale, zhvilluar këto nëpërmjet një edukimi të bazuar në cilësitë personale dhe një pune sistematike.

Lista e punëdhënësvë të cilët njohin dhe vlersojnë cilësinë e të diplomuarve të AUBG-së përfshin organizata  dhe kompani të ndryshme si më poshtë:

  • BBC 
  • BNP Paribas 
  • CNN 
  • Coca Cola 
  • Credit Suisse 
  • General Electric 
  • Google 
  • Goldman Sachs 
  • Habitat for Humanity 
  • Hewlett Packard 
  • IBM 
  • ING 
  • International Monetary Fund 
  • Fund JP Morgan 
  • Kraft 
  • Merrill Lynch 
  • Microsoft 
  • Motorola 
  • Nestle 
  • Procter & Gamble 
  • The European Commission 
  • The United Nations
Ndihma Financiare

Edhe pse një shkollim i cilësisë së lartë nuk është i lirë, AUBG-ja është e vendosur ta bëjë atë të mundur për të gjithë aplikantët e kualifikuar.Studentët dhe familjet e tyre duhet të paguajnë një shumë të konsiderueshme  të kostos së shkollimit, por në qoftë se një student nuk ka mundësi të paguajë shumën e plotë, ne bashkëpunojmë me studentin që të gjejmë mbështetje në burime  të tjera suplementuese. Këto burime i referohen, ndihmës financiare nga universiteti, kredi studentore apo të ardhurat e fituara nga punët e ofruara si asistentë në zyrat e AUBG-së gjatë vitit shkollor  apo programit veror Puno dhe Udhëto në Amerikë. Pjesa më e madhe e studentëve tregojnë se pas vitit të parë, ata kanë mundësi të fitojnë të ardhura mjaftueshëm për pagesën vjetore të AUBG-së gjatë punëve verore të programit Puno dhe Udhëto në Amerikë.

Instituti i Gjuhës Angleze

Aplikantët e AUBG-së të cilët i përmbushin kriteret e pranimit dhe kualifikohen për pranim, por  rezultatet e provimeve, sidomos në anglisht  nuk e arrijnë minimumin e kërkuar, mund të regjistrohen në Institutin e Gjuhës Angleze (ELI).  Programe intensive përgatitore për provimet e TOEFL-it dhe SAT-it, ofrohen gjatë semestrit të verës por edhe gjatë vitit shkollor, semestrit të vjeshtës dhe pranverës.

ELI është një qendër testi e ҫertifikuar për përgatitjen e provimit  të TOEFL-it të dhënë nëpërmjet internetit, dhe gjithashtu ka arritur një rekord të shkëlqyer  në përgatitjen e aplikantëve të ardhshëm të AUBG-së për provimet e TOEFL-it dhe SAT-it.

Të gjithë profesorët e ELI-t janë të pajisur me të paktën diplomë Master në gjyhën angleze dhe më eksperiencë të konsiderueshme mësimdhënie. Profesorët e kurseve  të niveleve  të larta,  janë instruktorë që e kanë anglishten gjuhën amtare dhe janë të specializuar në mësimdhënien e aftësive të dëgjimit në anglisht dhe bashkëbisedimit  dhe instruktorë që nuk e kanë anglishten gjuhën amtare por që janë te specializuar në gramatikën dhe fjalorin e gjuhës angleze. Klasat e ELI-t  përbëhen nga një grup i vogël studentash dhe fokusohen në mësimin dhe përvetësimin e gjuhës angleze duke i dhënë rëndësinë e duhur secilit student. Qendra e ELI-t aplikon një serë metodash moderne dhe efektive për  mësimin e gjuhës së huaj. Aplikantët për kurset intensive me kohë të plotë, që duan të pranohen si studentë të universitetit, duhet të paraqesin diplomën e shkollës së mesme me minimum të mesatares  së notave 3.00 nga sistemi me maksimumin 4.00. Ju lutemi kontaktoni zyrën e pranimeve, për sa i përket minimumit të mesatares së notave, duke u bazuar në sistemin e notave sipas shtetit në të cilin fëmija juaj ka ndjekur studimet e arsimit të mesëm.

Kriteret e pranimit dhe afatet e aplikimit

AUBG-ja ka si kritere kryesore, minimumin e pikëve prej 80 në provimin e TOEFL-it të dhënë nëpërmjet internetit, dhe diplomën e arsimit të mesëm me një mesatare të përgjithshme 3.00 në sistemin e notave me maksimum 4.00, apo equivalenten e kësaj mesatare në sistemin e notave sipas secilit shtet.

Në rast se një student i përmbush kriteret e pranimit por nuk arrin minimumin e pikëve të kriterit të gjuhës angleze në provimin e TOEFL-it, ne mund të ofrojmë pranim të kushtëzuar, me kërkesën që studenti të kryejë një semestër studimi intensiv të gjuhës në Institutin e Gjuhës Angleze të AUBG-së.

Aplikimi i i kompletuar me të gjitha dokumentat, për semestrin e vjeshtës për të cilin mësimi fillon në shtator, duhet të pranohet në zyrën e pranimeve të AUBG-së në afatet si më poshtë:

  • Deri më 1 mars, për pranimet e hershme me më shumë mundësi për ndihmë financiare:
  • Deri më 1 qershor për pranime dhe ndihmë financiare të rregullt-- ndihma financiare nuk jepet për asnjë student pas kësaj date.

Aplikimi i i kompletuar me të gjitha dokumentat, për semestrin e pranverës për të cilin mësimi fillon në janar, duhet të pranohet në zyrën e pranimeve të AUBG-së në afatet si më poshtë:

  • Deri më 1 tetor për pranimet e rregullta të aplikantëve që vijnë nga shtete që nuk janë shtete anëtare të BE-së
  • Deri më 1 nentor për pranimet e rregullta të aplikantëve që vijnë nga shtetet që janë shtete anëtare të BE-së

Aplikantët duhet të dërgojnë në zyrën e pranimit të AUBG-së, aplikimin e kompletuar si më poshtë:

  • Aplikimin e plotësuar online (pa pagesë) ose aplikimin e printuar, plotësuar dhe dërguar  (25$, me pagesë )
  • Një ese aplikimi me temën e zgjedhur nga AUBG-ja
  • Rekordet zyrtare të edukimit—dokumente origjinale apo kopje të noterizuara, bashkangjitur edhe një përkthim anglisht i ҫertifikuar, në qoftë se dokumentat zyrtare nuk janë në anglisht
  • Dy letra konfidenciale rekomandimi nga profesorë apo konsulentë akademik (të përkthyera në anglisht)
  • Reporti i pikëve zyrtare të provimeve  të TOEFL (IELTS, ESOL, apo ECPE) duhen dërguar te AUBG-ja nga agjensia që merret me administrimin e testeve. Për provimin e TOEFL-it qëndra është Educational Testing Service.
  • (Me zgjedhje) Formën ë ndihmës financiare dhe dokumentat mbështetëse- në bullgarisht apo në anglisht.

Të gjithë format e aplikimit me formatet përkatës mund të gjenden online në faqen  How to Apply në website-in e AUBG-së.

Testi TOEFL-it

Studentët duhet të kenë një minimum pikësh të caktuar në provimin e dhënë për gjuhën angleze, që mund të jetë provimi i TOELF-it ( ose një nga alternativat e IELTS, CAE, CPE). Rezultatet me pikët e provimeve duhet të dërgohen zyrtarisht në zyrën e pranimit të AUBG-së, nga organizata përkatëse që merret me administrimet e testeve.

Rezultatet e pikëve të TOEFL-it janë të vlefshmë pë dy vjet. Aplikantët mund ta japin provimin ndërkohë që janë ende ne shkollë te mesme. Regjistrohuni për TOEFL-in jo me vonë se janari, në qoftë se aplikoni për fillimin e universitetit në shtator, dhe jo më vonë se qershori, në qoftë se aplikoni për fillimin e universitetit në janar.

We are Social