Unë po aplikoj për: Vitin E Pare

Dëshironi të filloni edukimin tuaj universitar në AUBG? Për të vleresuar talentin tuaj dhe potencialin tuaj akademik , ne si staf marrim në konsideratë të gjithë dokumentat e poshtë renditur, duke I kushtuar një rëndësi të vecantë rezultatit tuaj të TOEFL-it , notat e gjimnazit dhe intervistës tuaj.

Formulari I Aplikimit Online

Filloni duke plotësuar Aplikimin Online.
Ju gjithashtu mund të përdorni UCA ose CommonAPP. Ju lutem mos dorëzoni më shumë se nje aplikim.


Eseja

Shkruani një ese, e cila do të ndihmojë Komisionin e Pranimeve në AUBG të njihet më shumë me ju, të kuptojë dhe të njohë motivimin tuaj për të ndjekur AUBG dhe të vendosë se sa mirë ju mund të shprehni veten tuaj. Eseja duhet të bëhet për një nga temat e mëposhtme:

  • Secili ka një anë krijuese e cila mund të shprehet në disa mënyra: zgjidhje problemi, mendime origjinale dhe inovative, si dhe artistikisht, etj. Përshkruaj si e shprehni anën tuaj krijuese.
  • Përshkruaj sfidën më të madhe me të cilën jeni përballur dhe hapat që ju keni ndërmarrë për ta kapërcyer atë. Si ka ndikuar kjo sfidë në arritjet tuaja akademike?

Eseja juaj nuk duhet të jetë më shumë se 650 fjalë. Kjo ese do të vlerësohet në bazë të qartësisë , kreativitetit , formulimit të përgjigjes së dhënë , strukturës së fjalive , shqiptimit , gramatikës dhe stilit. Ju gjithashtu mund të përdorni këtë shembull eseje.


Letra rekomandimi

Dorëzoni dy letra rekomandimi nga mësues , professor , drejtues akademik tuaj të cilët janë në dijeni të performancës tuaj akademike dhe të potencialit tuaj për lidership. Letrat mund të jenë të shkruara dhe do të pranohen në gjuhët Anglisht , Bullgarisht ose Rusisht.

Ju gjithashtu mund të printoni nje tip letër rekomandimi.


Transkript I notave

Nëqoftëse ju po aplikoni dhe jeni në vitin tuaj të fundit të gjimnazit (përpara se tu jepet diploma e maturës), ju duhet të dorëzoni një transcript zyrtar të notave tuaja gjatë tre viteve të fundit të gjimnazit, në të cilën janë të listuara të gjitha lëndët që keni ndjekur , notat e marra në këto lëndë  dhe gjithashtu një mesatare vjetore e llogaritur.Transkripti duhet të përfshijë emrin e aplikantit , emrin dhe kontaktin e shkollës nga e cila lëshohet transkripti dhe vulën me firmën nga autoriteti zyrtar I shkollës. Transkripti mund të dorëzohet në Anglisht , Bullgarisht ose Rusisht.

Nëqoftëse ju keni mbaruar gjimnazin dhe jeni diplomuar , ju lutem dorëzoni një kopje të diplomës tuaj të gjimnazit së bashku me notat tuaja përfundimtare. Kopjet duhet të verifikohen dhe të noterizohen nga nje noter dhe të përkthehen në Anglisht nga një përkthyes I certifikuar I ambasadës në Shqipëri.


Provimi i vlerësimit të Anglishtes

Rregulloni që rezultati juaj I anglishtes të  dërgohet/postohet nga ETS drejt Zyrës së Pranimit në AUBG. Kodi institucional I AUBG-së është 2451. Ju lutem kini kujdes dhe parasysh që AUBG nuk pranon rezultate personale ose fotokopje të rezultateve. Rezultati juaj I TOEFL duhet të jet maksimumi I dy viteve të fundit.

Për tu regjistruar për TOEFL vizitoni faqen www.toefl.org ose përfitoni nga Falas TOEFL..

Testi I vlerësimit Anglisht

Minimumi I Kekrkuar

IBTTOEFofruar ne internet

80

PBT – Provim TOEFL I dhënë institucionalisht

550

IELTS – Sistem internacional I testimit ne Anglisht

6.5

CPE – Certifikatë e vleresimit të Anglishtes

C

CAE Certifikate në Anglishte te Avancuar

B

ECPE – Certifikatë e ndryshme për vlerësimin e njohurive

anglisht

Kontaktoni
Zyren

PTE Academic – Testimi I Anglishtes Pearson

59

International Baccalaureate (IB)

Anglisht A: Letërsi, Anglisht A: Gjuhë dhe Letërsi,

(ose niveli i Lartë (HL) ose niveli Standart (SL)

Anglisht B, Niveli i Lartë (HL)


5

6
Niveli i Përparuar - AP Gjuhë Angleze & 
Krijim ose AP Letërsi & Krijim
4
Shkolla e Mesme e zhvilluar në gjuhën Angleze- katër ose më shumë vite arsimim i plotë në një shkollë  të mesme të akredituar,

në një shtet anglisht folës,  ose në një shkollë ndërkombëtare

(me akreditim CIS, akreditim US, IB ose akreditim tjetër ndërkombëtar)

që përdor gjuhën Angleze në mësimdhënie, por operon në një vend ku gjuhë parësore nuk është Anglishtja. Këto katër vite duhet të jenë menjëherë përpara fillimit të studimeve në AUBG. Lista e notave të aplikantit duhet të vërtetojë arsimimin e tij në Gjuhën Angleze. Një intervistë shtesë do të kryhet për të verifikuar rrjedhshmërinë e Anglishtes.

Pregatitja për testim gjendet në qëndrën e gjuhës Angleze.

TOEFL mund të anashkalohet nga residentët në Shtetet E Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Australi, Zelandë E Re dhe Kanada.


Dosja

Të gjitha arritjet tuaja dhe cmimet që ju keni fituar na ndihmojnë ne të krijojmë një pamje më të mirë të aftësive tuaja, pikave tuaja të forta dhe interesave. Dorëzoni kopje të cmimeve për të cilat ju jeni më tepër krenar , na tregoni ne punën tuaj më të vecantë , ose na dërgonjë CV ku ju përmblidhni historinë tuaj. Ju lutem përdorni këtë model CV.


Intervista

Ne do dëshirojmë t’ju njohim më mirë. Intervista është mundësia juaj për të na treguar motivimin tuaj, të na tregoni arritjet tuaja dhe të  pyesni për cdo gjë një përfaqesues të AUBG. Intervista mund të bëhet ballë për ballë, me telefon, me Skype dhe do të caktohet një datë pasi ne të marrim në dorëzim rezultatin tuaj të TOEFL-it.


SAT/ACT

AUBG nuk kërkon rezultat SAT ose ACT për aplikim ose ndihmë financiare, gjithsesi rezultate në këto teste do ishin ndihmëse për të caktuar sasinë e ndihmës financiare ose për të mos pasur nevojë në marjen e klasave të matematikës. Kontaktoni me CollegeBoard ose ACT nëqoftëse ju doni të dorëzoni rezultatet tuaja të mëparshme – Kodi institucional I AUBG për CollegeBoard është 2451. Për ACT është 5465.


Aplikimi për ndihmë fuinanciare (opsional)

Në mënyrë që të merreni në konsideratë për ndihmë financiare dhe bursa mbi bazë nevoje ju duhet të dorëzoni aplikimin e ndihmës financiare së bashku me të gjitha dokumentat e kërkuara në ketë aplikim. Ju dhe prindërit tuaj duhet ti lexoni me kujdes të gjitha udhezimet dhe të jeni sa më të kujdesshëm të jetë e mundur. Detajet në lidhje me plotësismin e dokumentave janë të vlefshëm në shqiptar.

Dokumentat shoqërues duhet të firmosen, vulosen, perkthehen dhe të noterizohen që më pas të postohen në adresën tonë mëposhtë. Kopjet e dokumentave gjithashtu duhet të verifikohen dhe noterizohen te një noter.



Afatetet përfundimtare të rekomanduara:

Aplikimet e përfunduara duhet të arrijnë në Zyrat e Pranimit në AUBG:

Semestri I Vjeshtës

Mars 1 – për aplikimet e parakohshme , bursa më të mira dhe ndihma financare më të larta
Qershor 1 – për aplikimet e zakonshme dhe ndihmë financiar e

Semestri I Pranverës

Tetor 1 – për jo shtetas Europian
Nëntor 1 – për shtetas Europian

Adresa e postimit

Nëqoftëse ju nuk lajmëroheni në mënyrë tjetër, dërgojini dokumentat në adresën tonë të postimit:

Zyra e Pranimit
Qëndra e Studentëve ABF
Universiteti Amerikan Bullgari
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria

Na kontaktoni nëqoftëse keni ndonjë pyetje në lidhje me aplikimin tuaj.

Vendimi I pranimit

Universiteti Amerikan në Bullgari vazhdimisht synon të njoftojë studentët pretendentë në lidhje me vendimet e zyrës së pranimit. Në momentin e parë që Zyra E Pranimeve ka marrë në dorëzim të gjithë dokumentat , Komisioni I Pranimeve do të marrë në konsideratë aplikimin e studentit. Studenti do të lajmërohet zyrtarisht për vendimin e Komisionit në një letër konfidenciale që do t’i dërgohet studentit me postë në adresën që studenti ka dhënë në formularin e aplikimit. Njoftimi zyrtar I dërgohet studentit në harkun e katër javëve në momentin e marrjes në dorëzim nga Zyra e Pranimeve të dokumentave të aplikimeve. Pak vonesë mund të jetë e pritshme në fazën e aplikimeve të para.

We are Social