Studentët e vitit të parë

Përgeëzime! Jemi shumë të entuziazmuar të të mirëpresim në AUBG si student por dhe si pjesë të familjes sonë. Pa dyshim ju kenis shumë pyetje se cfarë do të ndodh më pas : të vish të jetosh në kampus është emocionuese ama!

Ne sigurohemi që studentët tanë të ndihen sin ë shtëpi , kështu që mos u shqetësoni ju shumë shpejt do të përshtateni. Ju gjithashtu do të merrni të gjitha informacionet për të cila keni nevojë me anë të e-mail përpara se semestri të nis.

Ne kemi besim se ju do ta vlersoni diversitetin e studentëve nga më shumë se 40 vende, profesorët kompetentë dhe miqësor , një kampus modern vendosur në një pamje të mrekullueshme malore. AUBG është njëkohësitsht një nismë për karrierën tuaj ashtu si dhe një kohë të ndërtoni miqësi që zgjasin tër jetën .

Ju lutem mbani mënd të na dërgoni dhe kopjet eletrave tuaja të pranimit të firmosura tashmë ose me postë ose kopje të skanuara të tyre. Ju mund të prisni të merrni informacionin e mëposhtëm nga universiteti ynë përgjatë verës:

Hapat e mëtejshëm

Shumë shpejt ju do të merrni informacion se sit ë zgjidhni kurset që do të ndiqni për semestrin nga Zyra e Regjistrimit (registrar@aubg.edu). Ju do t’u jepet mundësia të para-zgjidhni klasat tani dhe do jeni të aftë ti rikonfirmoni këto klasa gjatë javës tuaj të orientimit në kampus gjatë muajit Gusht. Për inforacione shtesë , ju mund të komunikoni me kolegët tanë në numrin e telefonit +359 73 888 221.

Mbërritja në Blagoevgrad

Gjatë disa javëve ju do të merrni një e-mail nga Dekani I studentëve ku do u shpjegohet kur dhe ku duhet të arrini në kampus, në Blagoevgrad. Nëse doni të porosisni dikë që t’ju marri nga aeroporti ju lutem nga shkruani.

Orientimi

Të gjithë studentët e vitit të parë , studentët që transferohen dhe studentët që vizitojnë marrin pjesë në një program një javor orientimi.Gjatë kësaj jave studentët e rinj marrin informacion mbi këshillimin akademik dhe zgjedhjen e kurseve ,kujdesit shëndetësor , aktivitetet në kampus , atletikës , ndihmës financiare , planifikimit të karrierës, jetës rezidenciale në kampus  dhe kujdesit në lidhje me diversitetin. Përfundojne një kurs në lidhje me aftësimin e tyre në kompjuter dhe përmbushin një porjekt shërbimi komunitar.

Aktivitete sociale përgjat javës sigurojnë mundësi për jut ë takoni student të tjerë , Asistentët e Kampusit , Stafin e Fakultetit dhe Personelin e Shërbimit ndaj Studentit.

Social events throughout the week provide opportunities to meet other students, Residence Assistants, Faculty, and Student Services personnel.

Certifikata e shëndetit

Ju gjithashtu do të merrni një letër mikpritjeje nga Qëndra e Shëndetit. Së bashku me të ju do të merrni një Certifikatë Shëndeti nga Zyra e Pranimeve e cila duhet të plotësohet nga doktorri juaj dhe të dërgohet në Qëndrën e Shëndetit brënda 10 ditëve nga arritja juaj në kampus. Kjo certifikatë duhet të dërgohet në adresën e Qëndrës së Shëndetit. Më pas ju do të merrni informacion në lidhje me sigurimin tuaj të jetës dhe procedurat që duhet të ndiqni. Për informacione shtesë , ju mund të kontaktoni qëndrën në numrin +359 73 888 208.

Akomodimi

Për të gjitha cështjet në lidhje me akomodimin , pyetje ose paqartësi ju lutem kontaktoni Drejtorin e Jetës në Rezidencë dhe Akomodimit – Mr. Todor Kehayov në adresën todor@aubg.edu. Ose në numrin +355 73 888 515

Cfarë të sillni me vete

… për t’ju ndihmuar jut ë bëni një kalim nga jetesa në shtëpi në jetesën në komunitet

(të gjithë artikujt e mëposhtëm mund të blihen në Blagoevgrad, mos merrni furnizim për një vit!)

  • Mjete personale ( sapunshampoo, pastë dhëmbësh, etj)
  • Peshqirë/Carcafë ( një jorgan dhe jastëk u jepet nga shkolla)
  • Peshtamadh, Pizhama, Pandofla
  • Rroba për në shollë, për të dalë, për aktivitete sportive dhe për maskime!
  • Rroba sportive / rroba banje për të cliruar stresin ndonjëherë
  • Kamer (për ato momente të paharrueshme)
  • Makinë llogaritëse (për atë klasën e matematikës … dhe për të parë buxhetin personal)
  • Postera/ Piktura/ Zbukurime dhome(jo gozhdë dhe ngitës në mure por mund të tregoheni kreativ)
  • Një elektrik dore
  • Dicka që t’ju kujtojë shtëpinë (foto, një object të preferuar…)
  • Gotë /Kupë, tas, thikë, pirua, lugë (për vakte të vonëta)
  • Orë me alarm (që punon!)
  • Varëse rrobash
  • Rroba për shi / Cadër
  • Një dëshirë për të mësuar dhe të bësh ndryshimin
  • Një sens humori dhe dëshirë për aventurë për jetën e re përpara

Gjëra që NUK duhet të sillni…dhe arsyet pse…

  • Kafshët nuk janë të lejuara në ndërtesat rezidenciale. Ata thyjnë standartet e pastërtisë dhe shëndetit dhe njërëzit mund të jenë alegjik ndaj tyre.
  • Paisje Elektrike  ngrohës , paisje gatimi si përshembull ngrohëse ushqimi , janë të rrezikshëm dhe janë kundra ligjit. Dhomat nuk janë të dizenjuara për gatim ose përdorim intensive elektriciteti.
  • Artikuj që marrin flakë të cdo lloji përfshirë dhe qirinjtë… Ju lutem na ndihmoni të krijojmë një ambjent të sigurt nga zjarret. 
  • Artikuj të shtrenjtë si përshembul bizhu etj. Ne do të bjëmë më të mirën tonë të kemi ndërtesa të sigurta , por disa herë vjedhje mund të ndodhim. Nuk ka politika sigurimi që mund ti jepen asnjëlloj produkti si kompjuteri juaj  që është sjellë me riskun që merrni vet përsipër.
Karta e ID për Universitetin

Kur ju vini në AUBG ju do të merrni një Kartë Identifikimi për Universitetin , e cila njëkohësisht funksionon dhe si celës për të gjitha ndërtesat. Në mënyrë që ne ta përgatisim këtë Kartë Identiteti për ju, ju lutem na coni një foto të përshtatshme në format JPG me përmasa minimale 400x600 pixel.

× 

Mezi po presim t;ju kemi ju në kampus këtë vjeshtë dhe shpresojmë të keni një verë të mrekullueshme.

We are Social