Kostoja dhe ndihma

Kostoja dhe ndihma

AUBG është një universitet unik ku student të talentuar të preardhjeve të ndryshme bashkohen së bashku për të përfituar nga një arsim Amerikan I tipit të arteve liberale të klasit botëror. Por në një kohë kur studentë të universiteteve ekuivalente në Shtetet E Bashkuara pritet të paguajnë kosto katër ose pesë herë më të larta se tonat.

Në AUBG, ne besojmë se kostot nuk duhet të limitojnë aftësite e studentit dhe aspiratat e tij. Prandaj ne ofrojmë një shumë të pabesueshme prej 5 milion dollarësh në vit vetëm në asistencë financiare dhe prandaj ne financojmë thuajse 74% të studentëve tanë me një lloj forme të ndihmës financiare. Nëqftëse keni potencialin akademik, etje për dije , dhe një dëshirë të cmëndur për të patur sukses dhe të bësh ndryshimin , ne do të bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar që AUBG është brënda mundësive tuaja financiare.

Kur ju aplikoni në AUBG , ne punojmë së bashku me ju per të identifikuar të gjitha resurset e mundshme për ju , duke përfshirë resurset familiare , kredi , dhe mundësi punësimi si Asistent Student  gjithashtu me programin work and travel. Këshilltarët tanë të Pranimeve janë këtu per t’ju ndihmuar me të gjitha afatet dhe procesin e aplikimit për asistencë financiare.

Arsimimi dhe Tarifat

Për vitin akademik 2016/2017 Kostot fikse për një arsimim në AUBG janë si më poshtë

Arsimimi*

$ 11,700

Akomodimi

   Skaptopara I dhe II $ 1,410

   Skaptopara III

$ 1,750

Pagesa e Studentit për Aktivitete

$ 580

AUBG  ofron një varietet bursash , ndihmash financiare dhe kredi studentore të vlefshme për studentët që kualifikohen. Për më tepër informacion për koston e arsimimit ju lutem të kontaktoni grupin tonë të pranimeve në admissions@aubg.edu ose të vizitoni faqen tonë të kontaktit Contact Us page. Merrni këshillat që duhen vetëm për ju sot!

Të gjithë studentët me kohë të plotë duhet të jetojnë në kampus vetëm nëse ata do jetojnë në qytet me familjarë të tyre. Për më tepër , të gjithë studentët janë të detyruar të kryejnë Pagesën për Aktivitetet Studentore për të mbuluar aktivitetet ekstra kurikulare , klubet , eventet special dhe aktivitetet krijuese e sportive.

Arsimimi për studentet me kohë jo të plotë llogaritet me orë në bazë të krediteve. Studentët me kohë jo të plotë nuk kualifikohen për kredi studentore , bursa dhe pjesmarrje në programin e Studenteve Asistent. Studentët me kohë jo të plotë nuk kualifikohen për ndonjë lloj burse nga AUBG.

Studentët e pranuar për studime të pavarura , teza diplommi , projekte , ose intershipe verore paguajnë gjysmen e kostos bazuar mbi kredite për orë.

*Arsimimi vendoset në mënyre vjetore kështu që studentët mund të presin disa rritje gjate katër viteve që po kryejnë studimet. Për këta student që marrin ndihmë financiare nga AUBG  praktika ka qënë një rritje proporcionale e ndihmës në lidhje me rritjen e tarifës së arsimimit.

Shpenzime shtesë

Kostoja për të frekuentuar kantinën janë të llogaritura në 1,200 dollarë në vit dhe blerja e librave llogaritet në 300 dollarë në vit. Studentët që janë me kohë të plotë do të bëjnë një depozitë prej 150 dollarësh në semestër si pjesë e planit ushqimor e cila mund të përdoret për të blerë vaktet në restorantin e shkollës ose nëpër kafetë e shkollës. Fonde ekstra mund të derdhen në kartën e studentit.

Nuk ka tarifa të tjera ekstra në lidhje me shërbimin shëndetësor , shërbimin e internetit , laboratorëve të ndryshëm , ose shërbimet këshilluese.

Studentët ndërkombëtar janë përgjegjës për siguracionin e detyrueshëm shëndetësor prej 120 dollarës , pagesat për vizën (100 euro) dhe kartën e identitetit bullgare për të huajt (BGN 158.90). Studentët inkurajohet të përfshijnë koston e udhëtimit nga vendi I tyre drejt universitetit si pjesë e planit të tyre financiar.

Llogaritë studentore

Llogari hapen për cdo student në mënyrë që të jene në kontroll pagesat por gjithashtu dhe kreditet. Arsimimi , kostoja e jetesës , pagesa për aktivitetet studentore dhe depozita e planit ushqimor janë aplikuar në llogarinë e studentit përpara nisjes së cdo semestri. Këto pagesa duhet të kryhen të plota përpara 10 Gushtit për semestrin e vjeshtës dhe deri më 10 Janar për semestrin e pranverës. Studentët që nuk e kryejnë pagesat në kohë do të kenë një tarifë prej 100 dollarësh dhe mund të jenë dhe objekt I djegies nga regjistrimi në klasa.

Përgjatë semestrit , studentët mund ti faturojnë blerjet e tyre nga Kantina/Kafeteria dhe Libraria në llogaritë e tyre studentore. Kreditet ekstra nga Programi I Studentëve Asistent , bursa dhe të tjera resurse hidhen në llogarinë e studentit gjatë semestrit ose në fillim të semestrit tjetër. Të gjithë studentët duhet të paguajnë cdo tepri që mund të kenë në fund të cdo semestri dhe përpara regjistrimit të tyre në semestrin tjetër.

Llogaritë e studentëve nuk është e nevojshme të para-paguhen por duhet të kryhen përpara afatit përfundimtar për semestrin tjetër ose për ata që diplomohen në vitin e tyre të fundit , përpara ceremonisë së diplomimit. Studentët që kërkojnë leje semestrale duhet të shlyejnë cdo detyrim që mund të kenë përpara se të bëhet kërkesa për lejen. Studentët me llogari të papaguara në kohë janë subjekte që mund tu digjet regjistrimi në klasa pa lajmërim.

× 

*AUBG ka të drejtën e ndryshimit të termave dhe kushteve për politkat e saj financiare , ndihmëse dhe të tjera ndihmuese

We are Social