Jeta në bullgari

Life in Bulgaria

Bullgaria ndodhet në Jug-Lindje të Europës , në pjesën Veri-Lindore të Gadishullit te Ballkanit. Ne kufi me Detin e Zi në Lindje dhe me Danub-in në Veri , Bullgaria ndan kufirin e saj me Turqinë , Greqinë , Serbinë dhe Rumaninë. Klima është me dimër të ftohtë e të shkurtër dhe verë të thatë.

Ashtu sic mund të prisni , kjo e vendos këtë vend të shndritshëm nga dielli , tokë të këndshme në një pozicion unik në kryqëzim të civilizimeve , modern e po ashtu të lashtë. Stili i jetesës dhe kultura në atë që është Bullgaria sot janë zhvilluar në mijëra vite, Bullgaria është vend-origjina e shoqërive më të lashta të civilizimit në Europë.

Packa se mund të duket se në disa zona rurale , koha thjesht ka ndaluar (është e zakonshme të shikosh fshatar  të moshuar  duke punuar arat me gomerë dhe streha për dhitë dhe delet e tyre), Bullgaria është një shtet modern, me sytë nga e ardhmja me një kulturë të fortë në inovacion dhe me qendrat e saj të biznesit që sa vijnë e zgjerohen.

Shtet anëtar i Bashkimit Europian që në 2007 , Bullgaria ka dalë nga hija e Komunizmit për të zënë vendin e saj si një vend demokratik, i sigurt, mikpritës, dhe destinacion me mundësi ekonomike dhe turizëm në zhvillim e sipër , industri dhe natyrë të bukur plot me resurse.

Bullgaria është një nga vendet më diverse në Europë , dhe është relativisht kompakt dhe sistemi  i aksesueshëm i rrjetit rrugor jep mundësinë që të udhëtoni nga bregdeti në një pik turistike skiish brenda një dite. Me shumë shtigje për ecje, vende interesante e të mbrojtura historike , vreshta dhe me mundësi të pafundme për eko-turizëm dhe sporte aventureske, Bullgaria është një nga vendet më entuziasmuese dhe mikpritëse të Europës. Ushqimi është i freskët dhe i shijshëm po ashtu!

We are Social