Jeta në Blagoevgrad

Jeta në Blagoevgrad

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për Blagoevgradin, jeni tanimë gati për një surprizë të këndshme. The Rough Guide to Bulgaria e ka emëruar qytetin si vendin më “cool” në Bullgarinë jugperëndimore, dhe kjo për një arsye të mirë.

Është një qytet universitar i vogël, vibrant (20,000 nga 80,000 rezidentë janë studentë) prej së cilit mund të arrihet shumë lehtë në kryeqytet, Sofie (rreth një orë udhëtim me makinë osë mund të ndiqet rruga me autobus)

Në Blagoevgrad ka diçka për të gjithë; rrëmuja nëpër lagje me kafenetë dhe baret në një panoramë të gjallë multikulturore e vendosur përballë arkitekturës tërheqëse.

Në qytet do të llastoheni me parkun shëtitës prej 2.5 km të mbuluar me gjethe, një muze historik magjepsës si dhe programe me evente mjaft të pasura. Klube nate, opera, restorante dhe mbi 100 performanca teatrale në vit, argëtojnë popullsinë aktive.

Është mjaft e lehtë të largohesh dhe të përjetosh disa prej atraksioneve natyrale më të bukura: qyteti spa i Sandanski, Shtatë liqenet e Rilës si dhe dy prej resorteve më klas të botës të cilat janë fare afër. Aventura me biçikletë duhen përjetuar nëpër qytet si dhe adhurues të hiking mund të shkrepin foto të disa prej pamjeve më fantastike duke ecur në këmbë.

Për ata të cilët kërkojnë aventura më larg, do të jeni të lumtur të gjeni Maqedoninë fare afër (30 km) si dhe mrekullitë e Greqisë për vetëm një orë larg.

We are Social