Aktivitetet dhe klubet

Në AUBG, fokusi i studentëve tanë nuk qëndron thjesht tek arritjet e tyre akademike. Kampusi ynë i ofron studentëve mundësi të shumta për një mënyrë tjetër të të mësuarit: gjë që e cila është po aq e rëndësishme. Në fakt ne mund t’i devijojmë rrugës tradicionale që kemi zgjedhur në mënyrë që të inkurajojmë pjesëmarrjen në programin vibrant të eventeve dhe aktiviteteve te ofruara këtu.

Klubet e ndryshme dhe aktivitetet nuk ofrojnë vetëm argëtim, ato ndërtojnë cilësi esenciale siç janë ato organizative si dhe komunikuese, të ndërmarrit iniciativa si dhe të guxuarit jashtë zonës së tyre të komfortit.

Ne kemi arritur të kuptojmë që studentë mjaft të talentuar përsa i përket anës akademike, sikurse edhe ti, janë gjithashtu mjaft të zotë të marrin role dhe përgjegjësi të cilat mund të mos i kishin imagjinuar ndonjëherë më parë. Cilido qoftë interesi juaj, në muzikë, kërcim, biznes etj,. Ekziston mundësia që në AUBG të jetë një klub pikëriesht për ty.

Ne gjithashtu i inkurajojmë studentët tanë që të marrin përgjegjësi për vetëqeverisjen. Qeveria jonë e Studentëve është çelësi i afrimitetit, gjithëpërfshirjes së të gjithë studentëve së bashku-në të mësuarit rreth demokracisë në mënyrë të drejtpërdrejtë si dhe lidershipit.

Mund të lexoni listën e klubeve studentore dhe te shihni se cili prej tyre i përshtatet më tepër personalitetit dhe pasioneve tuaja.

We are Social