Pse AUBG?

3 arsye përse ti do e duash jetesën dhe mësimdhënien pranë Universitetit Amerikan në Bullgari


1. Arsimim me cilësi të lartë

Diplomë amerikane dhe europiane, mësimdhënie ndërdisiplinore dhe një shumëllojshmëri programesh akademike e bëjnë AUBG një destinacion të dëshiruar për studentë të talentuar në mbarë botën. Sistemi liberal arts që praktikohet këtu ofron një mundësi për të kombinuar fusha të ndryshme studimi për të arritur nje sukses professional dhe arritje personale. Programet studimore dhe kurrikula përmirësohen rregullisht dhe modernizohen vazhdimisht si përgjigje ndaj kërkesës së lartë për një rrjet biznesi global. AUBG është shtëpia e një trupi akademik internacional që përbëhet nga ekspertë botëror në fushën akademike si dhe praktikantë me experiencë, të cilët punojnë pa pushim për të krijuar një experiencë akademike të mrekullueshme për studentët tanë. Programet tona vazhdimisht arrijnë majat në rankimet akademike.


2. Sukses në karrierë

Të diplomuarit e AUBG arrijnë majat në rankimet botërore në fushën e suksesit me 99.8 përqind të punësuar ose të rregjistruar në programe të tjera arsimore disa muaj pas diplomimit. Më pas, 65 përqind e të diplomuarve marrin më shumë se një ofertë pune ose letër pranimi nga një program arsimor më i lartë pasi fillojne të aplikojnë për punë ose për programe të tilla mbas mbarimit të studimeve të tyre në AUBG.

Të diplomuarit nga AUBG shënojnë shuma të jashtëzakonshme si kompensim mbas studimi. Përafërsisht 20 përqind e të diplomuarve fitojnë më shumë se $100,000/vit dhe mbi 20 përqind e të diplomuarve nga 1995-2005 ku momentalisht punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitojnë më shumë se $250,000/vit. AUBG është shtëpia e krijuesve të shquar si ata të kompanisë Telerik (me vlerë $363,000,000).


3. Cmime të mira dhe të përballueshme

Të diplomuarit e AUBG e rankojnë cmimin e universitetit 6.24 nga një shkallë 7.00. Ky rezultat i shquar nuk është një suprizë. AUBG lavdërohet për cmime të përballueshme (pagesa e shkollës dhe kostoja e jetesës) kombinuar më bursa të shumta dhe mundësi për ndihmë financiare.

Ne jemi shumë përzgjedhës por njëkohësisht ju inkurajojmë të arrini në potencialin tuaj të plotë pa pasur parasysh historinë tuaj. Prandaj shumica prej jush arrijnë të fitojnë dhe suport financiar.

Ndihma financiare, bursa të ndryshme, dhe programet si student asistent apo nga puna gjatë verës work-and-travel –  të gjitha sebashku do sigurojnë që ju të merrni cmimin më të mirë. Ne i ofrojmë secilit prej jush paketën më të mirë financiare për të financuar edukimin tuaj.


We are Social